Harli Kafe është ndër kafet më popullore sot në qytetet më kryesore në Shqipëri dhe me një kapital tërësisht shqiptar. Me një eksperiencë 12 vjeçare në tregun shqiptar misioni ynë mbetet të sjellim kafe cilësore dhe të shijshme në tavolinën tuaj.
E pjekur, dhe e paketuar me teknologjinë më të përparuar të kohës dhe me ngjyrat e një arome të përzgjedhur mes shumë shijeve elegante. Përzierjet harmonike midis kokrrave të kafes arabike ku dominojnë aromat e luleve dhe kokrrave robuste ku dominon aroma e fortë e kafes për të krijuar Mishelat tona unike.
Ne synojmë t’i garantojmë klientëve dhe konsumatorëve tanë produkt me standard të lartë cilësie. Gjithashtu, arritjen e një kombinimi harmonik mes dyqanit klasik të kafes, pjesë e pandashme e lagjes tradicionale, dhe zakonit bashkëkohor të shqiptarëve, shijes fine të një espressoje elegante.